Shpërthim në Tepelenë, plagosen rëndë dy të rinj. Momenti kur mbërrijnë në spitalin e Gjirokastrës (Video)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit të një lëndë plasëse, ende e paidentifikuar.
Si pasojë, janë plagosur dy të rinj, të moshës 28 dhe 36 vjeç. Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar fillimisht në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe më pas për shkak të gjendjes kritike janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




