Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit në Laç dhe Milot

Aktualitet | 6 muaj më parë

Islor Islami, drejtori i Policisë në Lezhë ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues. Bëhet me dije se ky vendim i Islamit ka ardhur pas zbulimit të ambienteve për lojëra fati në Laç dhe në Milot.

Policia zbuloi tre raste në Milot dhe Laç, ku ishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri. Njëri prej ambienteve, ishte gjithashtu i përshtatur edhe për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Tre persona u vunë në pranga si pasojë e këtij operacioni, 1 person u shpall në kërkim dhe 1 po hetohet në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 makina elektronike për lojëra fati, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në doza dhe një shumë parash dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme