Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

Një i burgosur 69-vjeçar ka ndërruar jetë në IEVP Fier, pasi u dërgua në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, ai u transportua mëngjesin e sotëm drejt Spitali Rajonal Fier me puls dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, duke shfaqur probleme si hipertension arterial, hiperuricemi dhe ankth. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 69-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Trupi i pajetë ndodhet aktualisht në morgun e qytetit të Fierit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.
Luan Sali Bundo ishte dënuar me 10 vite burg për veprat penale “mashtrim” dhe “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite e 11 muaj për të vuajtur nga dënimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



