Rriten kontrollet në treg, Kryeinspektori Sula paralajmëron masa të forta për sigurinë ushqimore
Kontrolle më të shtuara dhe më të rrepta pritet të ushtrohen në treg për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ndërsa çdo rast shkeljeje do të ndëshkohet maksimalisht.
Në këtë kuadër, kryeinspektori Dashnor Sula zhvilloi një takim me inspektorët në Korçë, ku u diskutua zbatimi i ligjit të ri të inspektimit dhe forcimi i kapaciteteve profesionale.
“Ne kemi vendosur që në disa subjekte të padeklaruara, do të shkojmë për të bërë inspektim. Kemi përzgjedhur edhe linja prodhimi, edhe supermarkete për të parë nëse ka apo jo shkelje. Çdo rast shkelje ne do ta ndëshkojmë maksimalisht”, tha Sula.
Ai bëri të ditur se ligji i ri është në fazë tranzitore dhe synon një qasje më efikase, ndërsa paralelisht po përgatitet sistemi “e-inspektimi”.
“Jemi duke përgatitur të gjithë sistemin e digjitalizimit, që do të thotë se nuk do të kemi më inspektim në mënyrë të fragmentuare, por do ta përzgjedhë sistemi në bazë të indikatorëve të riskut”, theksoi Sula.
Sula shtoi më tej se ky sistem, do të monitorojë inspektimet përmes GPS-it, duke shmangur fragmentarizimin dhe rritur transparencën në proces.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




