Abuzim me fondet e UEFA-s! Arrestohet ish-presidenti i Federatës maqedonase, Muhamed Sejdini

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, (FFM), Muhamed Sejdini, është arrestuar sot, sipas mediave maqedonase.
Ish-drejtuesi shqiptar i futbollit maqedonas dyshohet se ka abuzuar me fondet e UEFA-s gjatë kohës kur ishte në detyrë. Ai ka përvetësuar 700 mijë euro, që ishin të destinuara për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohërit.
Sejdini u zgjodh në krye të FFM-së në vitin 2018 dhe u largua në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati. Gjatë kohës që ai drejtoi futbollin në vendin fqinj, Maqedonia e Veriut arriti suksesin më të madh, kualifikimin në Euro 2020.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




