Abissnet Superiore në RTSH/ Tri ditë emocione në javën 33, nisin me derbin Tirana-Partizani

Java e 33-të e Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, sjell duele mjaft delikate, që pritet të shoqërohen me emocione të forta. Ndeshjet e kësaj jave janë ndarë në tri ditë.
Gjithçka nis të shtunën, ora 19:00, me derbin Tirana-Partizani. Ndeshje jetike sa i takon qëndrimit në elitë për bardheblutë, ndërsa për të kuqtë në lojë është vendi i 4-t, i fundit që të çon në “Final 4”. Kjo përballje rivalësh historikë, edhe pse në pozicione të ndryshme, pritet më interes të madh.

Të dielën luhen dy ndeshje të tjera, Egnatia-Vora dhe Bylis-Teuta, edhe këto shumë të rëndësishme për fundin e tabelës së renditjes.
Dhe të hënën zhvillohen dy sfidat Flamurtari-Dinamo e Elbasani-Vllaznia. Kjo e fundit ndoshta ka po aq interes sa derbi i kryeqytetit, pasi ndeshen dy skuadrat që kryesojnë dhe që pretendojnë titullin kampion këtë sezon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




