Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Një person i akuzuar për sigurimin e mjeteve dhe kushteve për vrasjen e dy personave në Shqipëri është ekstraduar nga Franca.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin A. S., pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte arrestuar në Francë në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.
43-vjeçarit, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, shtetasi A. S., në bashkëpunim me persona të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal, kanë planifikuar vrasjen e dy shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë krimin.
Gjithashtu, ai dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume prej 40 000 eurosh nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të një bande të organizuar.
43-vjeçari është ekstraduar ditën e sotme nga Franca dhe pritet të përballet me drejtësinë shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



