Legjendat e Milanit/ Gullit, Kaka dhe Ancelotti futen në “Hall of Fame” të klubit kuqezi

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Carlo Ancelotti, Ruud Gullit dhe Ricardo Kaká futen zyrtarisht në “Hall of Fame” si mesfushorët më të mirë në historinë e klubit të Milanit.

Lajmi bëhet i duitur nga vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate, ku theksohet se bëhet fjalë për “një vlerësim prestigjioz, që jepet nga tifozët milanistë në gjithë botën me votim. Është një vlerësim i aftësive të këtyre lojtarëve për mishërimin e pasionit dhe vlerave të klubit, si dhe sukseseve të arritura me fanellën kuqezi.

Me këtë fanellë Gullit dhe Kaká kanë magjepsur gjenerata të apasionuarish dhe kanë fituar ‘Topin e Artë’ 1987 dhe 2007. Ancelotti, para se të afirmohej si trajner, ka qenë lider teknik në fushë, nën drejtimin e Sachi-t.

Emrat e tyre tashmë janë pjesë e ‘Hall of Fame’, përkrah pjesëtarit të nderit Franco Baresi dhe Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko e Marco van Basten, fitues në kategorinë sulmues. Vitet e ardhshme listës do t’i shtohen edhe portierët dhe mbrojtësit që kanë lënë shenjë në historinë e klubit”.

Dhënia e çmimeve do të fillojë të dielën e 26 prillit, para ndeshjes Milan-Juventus në “San Siro”. Para publikut kuqezi do të jetë Ruud Gullit, mesfushori i parë që do të marrë trofeun e realizuar nga “Tiffany&Co.”. Një simbol i së bukurës dhe elegancës pa kohë.

“Në të ardhmen çmimi do t’u jepet edhe dy legjendave të tjera”, – shkruhet në komunikatën e Milanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme