Juventusi bën pazar te Milani/ Spalletti pëlqen Ardon Jasharin, Allegri e aktivizon pak

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Trajneri i bardhezinjve kërkon një regjisor për të ardhmen, për t’ia bashkuar Locatelli-t. Alternativa e shqiptarit është eksperti Hojbjerg.

Merkatoja nuk pret deri në fundin e garës për Championsin. Takimet vazhdojnë te Juventusi dhe mes emrave më të lakuar në këtë periudhë është ai i Ardon Jasharit të Milanit, kundërshtarit të së dielës në “San Siro”.

Trajneri Spalletti ka në mendje një Juventus më ekspert dhe më karizamtik për të ardhmen, por edhe më teknik në regji. Nëse Alisson është një pistë konkrete dhe Bernardo Silva një dëshirë e madhe, në klub ka lindur ideja për dy “play” në organikë. Dhe fokusi është te një zëvendësues i Manuel Locatelli, ose më mirë te një kopje e kapitenit, që të garantojë variacione taktike.

Sytë e bardhezinjve janë te Jashari, zëvendësuesi i Modric te Milani. Shqiptari që luan për Zvicrën ishte në shënjestrën e Juventusit edhe sezonin e kaluar, kur lunate për Bruges. Milani fitoi konkurrencën, pas këmbënguljes së Igli Tares, sponsori kryesor i lojtarit. Me kuqezinjtë ka luajtur 13 ndeshje dhe 15 herë ka qenë në stol, pasi ka vuajtur edhe një dëmtim.

Ky aktivizim i paktë te Milani ka ngritur antenat e Juventusit.

Jashari i shtohet listës së mesfushorëve që kërkon “Zonja e vjetër”, ku prej kohësh figuron edhe Pierre-Emile Hojbjerg. Danezi është një profil ndryshe, me shumë eksperiencë (30 vjeç) dhe mbetet një alternativë në merkaton bardhezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme