Disiplina gjobit Vllazninë dhe Elbasanin, shkodranët paralajmërohen edhe për…

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së. Vllaznia dhe Elbasani gjobiten për sjellje të gabuar të spektatorëve.
Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF.
Vendimet e plota:
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




