Kvaratskhelia: S’kam bërë stërvitje për t’i shënuar Neuer, PSG-ja e ka treguar se mund të bëjë gjithçka!

Sport | 6 muaj më parë

Pas Luis Enrique-s përballë gazetarëve u prezantua edhe Khvicha Kvaratskhelia. Për sulmuesi gjeorgjian ndeshja me Bayern-in do të jetë e vështirë duke dhënë edhe arsyen përse. “Janë në momentin e tyre më të mirë, por ne jemi PSG dhe në këto vite kemi treguar se për në asgjë nuk është e pamundur. Jemi të aftë për të mposhtur këdo në fushë. Do të japim gjithçka në të dy ndeshjet”, tha Kvaratskhelia.   

I pyetur mbi humbjen që i shkaktoi Bayern-i ekipit të PSG-së në fazën e parë, gjeorgjiani tha: “E mbaj mend atë ndeshje, ne nuk ishim kaq mirë sa ç’jemi tani. Në atë takim kishim shumë të dëmtuar, por në pjesën e dytë treguam se mund të bënim edhe më mirë”.

25-vjeçari u pyet edhe nëse kishte bërë përgatitje specifike pasi përballë do të ketë një portier si Manuel Neuer. “Manuel është një legjendë. Përballë tij është e vështirë të shënosh, por ne e kemi bërë diçka të tillë më parë. Edhe nesër (të martën) do të na duhet që të bëjmë të njëjtën gjë”, tha gjeorgjiani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme