Volejboll djem/ Partizani mposht Skënderbeun dhe shpallet kampion i Shqipërisë

Sport | 6 muaj më parë

Partizani ka fituar edhe finalen e tretë përballë Skënderbeut dhe është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për djem.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por pas një beteje që zgjati më shumë se dy orë janë kryeqytetasit ata që festojnë.

Partizani fiton 3-2 ndeshjen, çon në 3-0 serinë e ndeshjeve finale dhe shpallet kampion i vendit për këtë sezon.

Seti i parë është fituar nga të kuqtë 25-16. Korçarët reagojnë në setin e dytë të cilin e fitojnë 27-25. Partizani kalon sërish në avantazh, duke fituar setin e tretë 25-21. Skënderbeu barazon rezultatin, duke fituar setin e katërt 25-16.

Seti final fitohet nga Partizani 15-8. Kryeqytetasit fitojnë gjithë takimin 3-2 dhe shpallen kampionë të Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme