Tiranë/ Shisnin fenelina dhe pajisje si të Policisë, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 6 muaj më parë

Dy persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi shisnin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Signals”, ku janë zbuluar dy dyqane ku tregtoheshin në mënyrë të paligjshme fenelina dhe pajisje të tjera të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet e tyre, të vendosura në rrugën “Konferenca e Pezës”, janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera të ngjashme me ato zyrtare të Policisë. Dy shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e mallrave, as autorizim përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.

Policia bëri të ditur se operacioni u zhvillua në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme