Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit-Guterres paralajmëron përkeqësimin e ndikimit ekonomik

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka ngritur alarmin për ndikimin gjithnjë e më të rëndë ekonomik global të mbylljes efektive të Ngushticës së Hormuzit për shkak të luftës në Iran.
“Mbyllja e kësaj rruge ujore jetike po mbyt ekonominë globale”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm në deklaratat e tij për shtyp.
“Edhe nëse kufizimet hiqen sot, zinxhirët e furnizimit do të duan muaj për t’u rikuperuar, duke zgjatur uljen e prodhimit ekonomik dhe çmimet e larta”, tha ai.
Ngushtica e Hormuzit është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Mbyllja e saj ka shkaktuar shqetësim të madh ndërkombëtar për furnizimet energjetike dhe inflacionin global.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




