Elbasani, Ibrahim rinovon kontratën deri në vitin 2027

Abass Ibrahim është një nga lojtarët që ka spikatur me fanellën e Elbasanit këtë sezon. Mesfushori 28-vjeçar është vlerësuar nga klubi verdheblu për paraqitjet e tij në fushë dhe ka rinovuar kontratën me Elbasanin deri në vitin 2027.
Nigeriani është aktivizuar në 28 ndeshje këtë sezon në kampionatin Abissnet Superiore, duke luajtur për 2300 minuta.
Ibrahim ka bindur drejtuesit dhe do të vazhdojë të jetë një element i rëndësishëm për Elbasanin edhe në sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




