Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan (29 prill) Dialogun e Punëve të Brendshme 2026, duke forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë.

Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga zëvendësministrja Silva Caka dhe synon të thellojë koordinimin në disa prioritete kyçe, si lufta kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, goditja e financave të paligjshme, menaxhimi i migracionit të paligjshëm dhe rritja e sigurisë kufitare.

Ky dialog vjen si vazhdim i bashkëpunimit të mëparshëm në kuadër të Dialogut Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025–2026, duke reflektuar një partneritet në rritje mes Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Autoritetet e të dy vendeve theksuan se ky hap përforcon besimin reciprok dhe angazhimin për të luftuar kërcënimet e përbashkëta ndaj sigurisë, duke konsoliduar më tej marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme