Besëlidhja-Tirana, finalja për titull kampion

Basketboll | 6 muaj më parë

Besëlidhja – Tirana. Kjo është finalja e basketbollit të meshkujve për titull kampion. Bardheblutë e Erkand Karajt kanë triumfuar të shtunën në ndeshjen e tretë me Vllazninë, 87-81 dhe me serinë e fitoreve 3-0 ndaj shkodranëve shkojnë në luftën për trofeun e kampionit.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për bardheblutë, ndërsa Vllaznia ka kërkuar të bëjë surprizën e fushës së lojës. 25-22 perioda e parë për Tiranën. Tirana fiton dhe periodën e dytë 20-17 dhe në pushim ka kryesuar 45-39.

Pas pushimit të lojës, shkodranët ndryshojnë ritmin e lojës, ndërsa kanë fituar periodën e tretë 23-13 dhe kanë përmbysur në 62-58. Mirëpo në periodën e katërt Tirana nuk lëshon më dhe triumfon 29-19 dhe fiton krejt takimin 87-81. Për Tiranën shënuesi më i mirë Xhonatan me 31 pikë, kurse për Vllazninë, Xhastin me 23 pikë.

Ndërkohë, Besëlidhja ka fituar 95-78 dhe tanimë pritet që të nisë seria e finaleve për titull kampion, atje ku fituesja shpallet me tre ndeshje të fituara. Sakaq të martën luhet në Vlorë finalja e tretë për titull kampion në basketboll për femra, Flamurtari – Partizani, atje ku skuadra kuqezi kryeson 2-0. Pra një fundsezoni i ngjeshur në aktivitete tek koshi shqiptar, por dhe me shumë emocione.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme