Sportivitet rivalësh/ Juventus, Milan dhe Napoli urojnë Interin për titullin kampion

“Urime Interit për fitimin e titullit kampion 2025-26!” Me këtë postim në profilin zyrtar në X, Juventusi i ka dërguar një duartrokitje virtuale klubit zikaltër.
Pas fitores 2-0 kundër Parmës, Interi siguroi matematikisht titullin kampion në Itali tri javë para mbylljes së kampionatit. Rivalët kanë reaguar me sportivitet, duke bërë urimet e rastit për skuadrën e trajnerit Chivu.

Edhe Napoli e ka komplimentuar Interin me postimin: “Urime Interit për fitimin e titullit!” Nuk ka munguar as mesazhi i rivalëve të qytetit, Milanit: “Komplimente Interit për fitimin e Serisë A 2025/26!”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




