Abissnet Superiore në RTSH/ Kanalet ku do të transmetohen ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të programuara në të njëjtën orë, 16:00.
Të 5-ta takimet do të transmetohen drejpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë Vllazninë. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione, pasi të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren. Kjo ndeshje do të transmetohet në RTSH 1.
Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen me Partizanin. Të dy ekipet synojnë rikthimin te fitorja. Kjo sfidë do të transmetohet në RTSH Sport.
Në Vlorë do të luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Teutës, ku të dy skuadrat futen në fushë vetëm për tre pikët. Këtë takim mund ta ndiqni në RTSH Shqip.
Në RTSH 2 mund të ndiqni ndeshjen Bylis-Elbasani, ndërsa në RTSH 24 takimin Dinamo-Vora.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




