Pakistani apel SHBA-së dhe Iranit: Tregoni përmbajtje, ulni tensionet

Drejtuesit më të lartë të ushtrisë pakistaneze kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët, për të ndihmuar në uljen e tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Thirrja u bë gjatë Konferencës së Komandantëve të Korparmatave, të kryesuar nga Shefi i Ushtrisë, Field Marshal Asim Munir.
Që nga muaji i kaluar, Field Marshal Asim Munir ka shërbyer si ndërmjetës midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë, në kuadër të përpjekjeve të Pakistanit për t’i dhënë fund konfliktit.
Në një deklaratë, ushtria pakistaneze tha se pjesëmarrësit analizuan situatën në zhvillim të sigurisë, në kohën kur Pakistani po zhvillon kontakte me Uashingtonin dhe Teheranin.
Sipas deklaratës, paqja e qëndrueshme varet nga përmbajtja kolektive, përgjegjësia dhe respektimi i sovranitetit të vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




