Abissnet Superiore në RTSH/ Teuta merr një pikë në Vlorë, Flamurtari drejt Kategorisë së Parë

Nuk ka fitues në Vlorë, mbyllet në barazim 1-1 sfida Flamurtari-Teuta. Raso shënoi për vlonjatët në pjesën e parë, Boçi barazoi për durrsakët në pjesën e dytë. Një rezultat që çon vlonjatët drejt Kategorisë së Parë, pasi janë në vendin e fundit në renditje me 36 pikë, kur ka mbetur edhe java e fundit e kampionatit.
Gjyqtari Hamitaj është kontestuar nga klubi vlonjat në prag të startit të takimit. Teuta kalon në avantazh, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Flamurtari mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Raso.
Durrsakët reagojnë në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Boçin. Ka tension në fund të takimit, pasi Flamurtari pretendon një penallti për një prekje topi me dorë në zonë, por Hamitaj nuk akordon 11-metërsh.
Mbyllet në barazim 1-1 sfida në Vlorë. Teuta merr një pikë të çmuar dhe do të luajë mbijetesën në ndeshjen e fundit kundër Egnatias në shtëpi. Flamurtari është me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi zë vendin e fundit me 36 pikë në renditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




