Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19.
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 14 maj në orën 17:00, mes Teutës dhe Tiranës. Ekipi bregdetar siguroi biletën për në finale pas një fitoreje bindëse 6-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa Tirana avancoi pas suksesit me penallti 4-2 ndaj Partizanit.
Sakaq, finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 mes Teutës dhe Partizanit do të luhet më 16 maj në ora 17:00 në stadiumin e Vorës. Durrsakët siguruan kualifikimin në finale pas fitores 2-0 ndaj Laçit në gjysmëfinale, ndërsa Partizani triumfoi me rezultatin 4-1, përballë Dinamo City-t.
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17
Teuta U-17–Tirana U-17, 14 maj 2026, ora 17:00, “Shtëpia e Futbollit”
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-19
Teuta U-19–Partizani U-19, 16 maj 2026, ora 17:00, “Stadiumi i Vorës”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




