Nis pilotimi i programit “Pas shkolle” në Tiranë, nisma synon një model të unifikuar pas orarit mësimor

Sociale | 6 muaj më parë

Këtë muaj ka nisur të pilotohet në një pjesë të shkollave të kryeqytetit programi “Pas Shkolle“.

Nxënësit, në përfundim të procesit mësimor, kanë mundësi të konsumojnë ushqimin e marrë me vete, të kryejnë detyrat që kanë për nesër dhe njëkohësisht të zhvillojnë aktivitete të ndryshme si kërcim, lexim jashtë klase apo vizatime të ndryshme.

Prindërit e shikojnë si një mundësi shumë të mirë ofrimin e një plani mësimor të zgjatur me mbikëqyrjen e mësuesve.

Programi “Pas Shkolle”, aktualisht i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës, nuk ka për qëllim vetëm zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollë, por krijimin e një mjedisi të sigurt dhe frymëzues, ku ata mund të zhvillojnë talentet, aftësitë sociale dhe qytetare.

Pilotimi i programit pas shkolle do të përcaktojë se cilat janë elementet që duhet të ndryshojnë dhe cilët po funksionojnë ashtu siç duhet.

Nisma synon të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme