Arabia Saudite dhe Kuvajti heqin kufizimet për përdorimin e bazave ushtarake

Arabia Saudite dhe Kuvajti kanë hequr kufizimet për përdorimin e bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore nga ana e forcave amerikane.
Këto kufizime ishin vendosur pas nisjes së një operacioni amerikan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, raporton Wall Street Journal, duke u bazuar në burime amerikane dhe saudite.
Zyrtarët amerikanë të cituar në raport thonë se administrata Trump po kërkon të rifillojë “Project Freedom” – operacionin detar për të shoqëruar anijet tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Kjo vjen pasi presidenti Trump njoftoi pak ditë më parë se po pezullonte misionin, në mes të negociatave të ndërmjetësuara nga Pakistani me Iranin.
Zyrtarët sauditë i kanë thënë Wall Street Journal se Arabia Saudite dhe Kuvajti vendosën të ndalojnë përdorimin e bazave dhe hapësirës ajrore nga ushtria amerikane pasi zyrtarë të lartë amerikanë minimizuan sulmet iraniane ndaj Gjirit në përgjigje të operacionit amerikan.
Ata kishin frikë se forcat amerikane mund të mos i mbronin nëse ata vetë do të sulmoheshin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




