Play-off NBA/ OKC dhe Detroit fitojnë edhe ndeshjet e dyta, Lakers e Cavs me shpatulla pas muri

Si Oklahoma City Thunder dhe Detroit Pistons kanë mbrojtur faktorin fushë duke dërguar seritë respektive përballë Los Angeles Lakers dhe Cleveland Cavaliers në 2-0.
Për OKC ishte një ndeshje e qetë pasi Shai Gilgeous-Alexander nuk u ngarkua me faulle ndërsa arritën që të dominonin Lakers në pjesën e dytë falë Chet Holmgren, i cili ishte autor i 22 pikëve. Ndërsa për miqtë nga Kalifornia nuk mjfatuan 31 pikët e Austin Reaves dhe 23 të LeBron James.
Në takimin mes Pistons dhe Cavs, Cade Cunningham udhëhoqi Detroit-in me 25 pikë dhe 10 asist. Ekipi vendas ishte në formë të mirë pasi përveç Cade edhe katër lojtarë të tjerë mbyllën këtë duel me numra dyshifrorë koshash të shënuar. Kjo performancë e ekipit vendas zhvlerësoi 31 pikët e Donovan Mitchell ndërsa James Harden u paraqit nën nivelin e pritur.
DETROIT PISTONS-CLEVELAND CAVALIERS 107-97 (2-0)
OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES LAKERS 125-107 (2-0)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



