Investimet në bashkinë Dibër, infrastruktura e godinave arsimore, prioritet i 2026-ës
Bashkia Dibër gjatë vitit 2025 ka realizuar një sërë projektesh të orientuara kryesisht në zonat dhe sektorët ku ka pasur më shumë nevojë për ndërhyrje.
Nënkryetari i Bashkisë Dibër, Lorenc Cibaku, shprehet se investimet janë përqendruar në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga infrastruktura rrugore drejt zonave me potencial turistik, si dhe në mbështetje të sektorit të bujqësisë.
“Ky investim që po shikojmë këtu që është në bulevardin e Peshkopisë, investim i cili përfundon në muajin pasardhës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në buxhetin e tyre. Një sërë investimesh janë bërë edhe në infrastrukturën rrugore, duke përfshirë rrugën e Lurës që për ne është një pjesë e atraksionit. Fokusi kryesor i bashkisë ka qenë në investimet në rrugët rurale, por edhe për sa i përket sektorit të bujqësisë.”
Ndërhyrje konkrete janë realizuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në qytet, por edhe në njësitë administrative, me qëllim përmirësimin e lëvizjes dhe kushteve për banorët.
“Njësia Tomin që ka pasur peshën më të madhe dhe njësia e Kastriotit në harresë janë njësi Sllov, njësia Fushë-Çidhë, njësia Arras e cila është prekur, thashë edhe më përpara, në pjesën e rrugës së Lurës.”
Cibaku bën me dije gjithashtu se investime janë kryer edhe në rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve, duke i përshtatur ato me standarde dhe parametra bashkëkohorë për fëmijët.
“Ka pasur një fokus kryesor edhe investimet në kopshte dhe çerdhe ku është rikonstruktuar i gjithë kopshti i Maqellarës. Për sa i përket procedurave të shkollave, Bashkia Dibër ka filluar punimet në dy shkollat nëntëvjeçare më të mëdha të qytetit.”
Sipas drejtuesve të Bashkisë Dibër, brenda vitit 2026 pritet të nisin edhe projekte të tjera zhvillimore, të cilat aktualisht janë në fazën e planifikimit dhe miratimit.
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




