Tirana buzëqesh në fund, thyen Elbasanin

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

I duhej fitorja, e arriti. Tirana buzëqesh në fund me një fitore 3-1 në transfertë përballë Elbasanit, duke shmangur çdo llojë rreziku përsa i përket qëndrimit në “Abissnet Superiore”.

Në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni mes tifozëve, bardheblutë kaluan në avantazh me anë të Mysloviç pas shtatë minutash lojë, ndërsa dyfishuan shifrat me Haxhiun në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 66-të për shkak se u godit gjyqtari i sfidës, për të rinisur përsër pas 16 minutash.

Në fund të sfidës Kasa rihapi llogaritë me golin e shënuar, por Tabekou mbyll gjithçka në ekstrem, me bardheblutë që rrëmbyen tri pikë të arta duke u pozicionuar në vend të 6-të me 44 pikë.

Elbasani e mbyll në vend të dytë me 62 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme