Befason Lewandowski: Do të vlerësoj ofertat nga ligat më të ulëta, jam 38 vjeç

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Robert Lewandowski, në fund kontrate me Barcelonën, e ka vënë në dyshim qëndrimin e tij në futbollin më elitar europian. Polaku ka pranuar se nuk e ka planifikuar ende të ardhmen dhe se është i hapur për propozime që mund të vijnë nga kampionate më pak kompetitive.

Duke marrë në konsideratë moshën e tij, gati 38 vjeç, qendërsulmuesi është shprehur se nuk e përjashton “një opsion nga një ligë e nivelit inferior” për sezonet e ardhshme.

Lewandowski, i cili ka vendosur të marrë kohë para se të vendosë për karrierën, ka pohuar se zgjedhjen përfundimtare do ta bëjë pas një periudhe reflektimi. “Do të shoh akoma ndonjë ofertë dhe pastaj do të marr një vendim”, – ka thënë sulmuesi i katalanasve. Për polakun interesohen Juventusi dhe Milani në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme