Abissnet Superiore në RTSH/ Formacioni i javës, Shehi trajner dhe 4 lojtarë nga Tirana

Kampionati Abissnet Superiore mbylli dje javën e 36-të të sezonit të rregullt dhe tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City do të luftojnë për titullin kampion.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 36-të, sipas skemës 4-4-2. Bie në sy dominimi i Tiranës me 4 lojtarë në këtë formacion.
Në portë është gardiani i Tiranës, Visar Bekaj. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Gledjan Pusi (Vllaznia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Në mesfushë janë Serge Tabekou (Tirana), Patrik Myslovic (Tirana), Dario Daka (Vora) dhe Aris Ara (Vllaznia). Dyshja e sulmit është Klejdi Daci (Teuta) dhe Albers Keko (Partizani). Të dy sulmuesit kontribuan me nga dy gola në takimet e fundit për Teutën dhe Partizanin.
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Tiranës, Orges Shehi, i cili arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e fundit të kampionatit ndaj AF Elbasanit, duke siguruar mbijetesën në “Abissnet Superiore”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




