Europa League në RTSH/Francezi Letexier arbitron finalen Freiburg-Aston Villa

UEFA Europa League | 6 muaj më parë

Francezi François Letexier do të arbitrojë finalen e Europa League midis Freiburg dhe Aston Villa, e planifikuar për të mërkurën, më 20 maj, në orën 21:00 në Besiktas Park në Stamboll dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

37-vjeçari, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka arbitruar tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, përfshirë ndeshjen e dytë çerekfinale midis Arsenal dhe Sporting CP. Kjo do të jetë finalja e tij e dytë në një kompeticion të UEFA-s, pasi ka arbitruar Spanjën kundër Anglisë në finalen e Euro 2024.

Ai gjithashtu ka arbitruar Superkupën UEFA të vitit 2023 midis Manchester City dhe Sevilla dhe ishte gjyqtari i katërt në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2024.

Skuadra e plotë:

Gjyqtar: François Letexier (Francë);

Asistentë: Almira Spahic (Suedi) dhe Monica Løkkeberg (Norvegji);

Gjyqtar i katërt: Iuliana Demeterscu (Rumani);

Gjyqtar rezervë: Tilde Hedberg (Suedi);

VAR: Bram Van Driessche (Belgjikë);

Asistent VAR: Fedayi San (Zvicër);

Mbështetës VAR: Michael Fabbri (Itali)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme