Kuvend/ Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat, te diskutimet mbi raportin dhe projektrezolutën për anëtarësimin në BE

Politikë | 6 muaj më parë

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte, ku në fokus janë diskutime të ndryshme, përfshirë edhe gjashtë interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.

Përveç interpelancave, në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, njoftime dhe diskutime lidhur me problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, si dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian. Një tjetër pikë e rëndësishme është projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Seanca do të përqendrohet edhe në diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, duke i dhënë mundësi deputetëve të trajtojnë tema të ndryshme të interesit publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme