FSHF propozon Aleksander Ceferin për President të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.
Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.
FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.
Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




