Greqia të njohë Kosovën, Kongresmeni amerikan: Siguria në Ballkan vetëm përmes anëtarësimit në NATO

Kosovë | 6 muaj më parë

Rëndësia strategjike e Kosovës ka qenë në qendër të një seance dëgjimore në Komitetin për Punët e Jashtme në SHBA. Kongresmeni Keith Self e cilësoi Kosovën si një nga partnerët më besnikë të Amerikës, duke kërkuar pranimin e saj të menjëhershëm në NATO.

Gjatë fjalës së tij, Self theksoi se Greqia mbetet në listën e ngushtë të katër aleatëve që refuzojnë sovranitetin e Prishtinës, çka rrit paqëndrushmërinë në Ballkan dhe ndikimin rus. “Mund të ju them se Kosova është qartësisht një prej partnerëve më të afërt dhe më besnikë evropianë të ShBA-së.

Të gjitha këto validojnë një rast bindës për anëtarësim në NATO dhe stabilitet në Ballkan. Dhe përderisa Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia refuzojnë njohjen e aleatit tonë ballkanik, nuk do të ketë rrugë të anëtarësimit të aspiruar të Kosovës në NATO.” Self propozoi hapur ndërprerjen e fondeve ushtarake për Greqinë si presion për njohjen e pavarësisë, por kjo nismë nuk u miratua. Ligjvënësi amerikan shtoi se stabiliteti i vërtetë në Ballkan do të rritej vetëm nëse Kosova pranohet në familjen e NATO-s, ndërsa deklaratat e tij rikonfirmon mbështetjen e madhe që Uashingtoni ka për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat ndërkombëtare .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme