“Nân” synon finalen, Alis fton publikun të votojë Shqipërinë

Muzikë | 6 muaj më parë

Pak minuta para performancës së tij në skenën e madhe të Eurovision 2026, këngëtari shqiptar Alis ka emocionuar fansat me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

“Do të ngjitem në skenë së shpejti! 🇦🇱 Mos harroni të VOTONI nr. 13”, shkroi Alis, duke ftuar publikun të mbështesë Shqipërinë në natën më të rëndësishme të festivalit.

Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar këtë vit janë mjaft të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht, të cilat e kanë cilësuar performancën si një nga më emocionueset dhe vokalisht më të fuqishmet e këtij edicioni.

Vlerësimet pozitive u forcuan edhe më shumë gjatë provave gjenerale, ku performanca e artistit shqiptar mori reagime entuziaste nga publiku dhe kritikët e festivalit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme