Tentoi të vriste një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari në Kamzë

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar në Kamzë, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një person në një llak në dhjetor të 2025.
Në pranga ra 23-vjeçari F. B., i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
23-vjeçari u lokalizua dhe u kap në Kamzë, ndërsa ndaj tij Gjykata e Durrësit kishte caktuar në mars 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas hetimeve, F. B. dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9 të Durrësit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K., në bashkëpunim me tre persona të tjerë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



