Në kërkim si pjesë e trafikut të drogës në vendet e BE-së, arrestohet Marcel Liçaj

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një person i shpallur në kërkim si pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës në venet e Bashkimit Evropian është arrestuar nga Policia e Shtetit.

Në pranga ra Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, ndërsa operacioni u zhvillua nga sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndaj Liçajt më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, veprimtari e cila shtrihet edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme