17 vite lidhje/ Pas ndarjes përndiqte ish-të dashurën, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq efektivin e policisë

Një efektiv policie është dërguar për gjykim, nën akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij. Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq A.M., punonjës policie, pasi përndoqi ish-të dashurën e tij që ishte ndarë pas 17 vitesh lidhje.
Sipas hetimeve, në datën 10 shkurt 2025, shtetasja L.C. ka bërë kallëzim ndaj A.M., me të cilin kishte një lidhje 17-vjeçare, e cila u ndërpre në vitin 2024. Pas ndarjes, A.M. dyshohet se e ka ngacmuar të dëmtuarën në mënyrë të përsëritur, duke përdorur komunikime telefonike dhe takime fizike, si dhe duke i ushtruar presion psikologjik, duke shkaktuar gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë e saj personale.
Hetimi i plotë i prokurorisë tregoi se A.M. ka konsumuar elementët e veprës penale “Përndjekja”, duke e bërë këtë rast një shembull të rëndësishëm për adresimin e dhunës psikologjike dhe ngacmimeve pas përfundimit të një lidhjeje afatgjatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



