Mot sot i paqëndrueshëm, priten shtrëngata në të gjitha qarqet e vendit

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ditën e shtunë (16 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, gjatë pasdites, në të gjitha qarqet priten shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 20 °C, në vendet e ulëta: 13 / 20 °C dhe në vendet malore: 7 / 17 °C        

Era pritet të jetë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme