Grabitet një argjendari në Kamëz, njëri prej autorëve dyshohet se kishte armë, marrin një sasi bizhuterish
Një argjendari është grabitur në Kamëz këtë të shtunë (16 maj). Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, ku dy persona, ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku njëri prej tyre ka kërcënuar me një send që dukej si armë zjarri dhe ka marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen verifikime në zonë.
Grupi hetimor është duke punuar për fiksimin e provave që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




