Elbasani, trajneri Gvozdenoviç: Me Egnatian do vendosin detajet

Elbasani është gati për të nisur fazën finale që i dërgon drejt titullit kampion. Kalendari i ka vënë përballë Egnatias, një kundërshtar me të cilin deri më tani janë përballur plot gjashyë herë mes kampionatit dhe kupës. Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka folur para këtij dueli, duke theksuar se Elbasani është gati për të dhënë maksimumin. Sipas tij, pritet përballje e fortë që si gjithnjë do ta vendosin detajet.
“Ne jemi shumë të lumtur, jemi gati. Kemi përballë një skuadër si Egnatia. Një skuadër shumë e mirë, kemi respekt. Kjo është hera e 7 në këtë sezon që përballemi me këtë skuadër, e dimë se si luajnë, ashtu siç e dinë edhe ata. Jam i bindur që kjo ndeshje do vendoset nga detajet. Jemi gati”.
Duke parë humbjet e fundit, ndoshta Gvozdenoviç ka menduar edhe për të bërë lëvizje në formacion, edhe pse u tregua diskret në këtë pjesë.
“Ndoshta do të bëjmë ndryshime. Nuk mund të jap shumë detaje, por mund të ketë ndryshime”.
Timonieri i pankinës elbasanase ka edhe një mesazh për lojtarët, të cilët e kanë të qartë se luajnë për të bërë historinë.
“Lojtarët e dinë. Ne kemi punuar shumë këto ditë dhe lojtarët e dinë se për çfarë do luftojmë, cili ëshë objektivi i klubit, çfarë përfaqëson fanella e Elbasanit. Nuk dua të flas shumë, më mirë të flasim nesër në fushë. Por jam i bindur, lojtarët do japin maksimumin”
Sa i përket faktit nëse ai pret ndonjë ndalesë nga ana e Vllaznisë ndaj Dinamos, tekniku verdheblu thekson se Elbasani sheh vetëm punën e vet.
“Nuk shikoj kundërshtarët, ne jemi të përqëndruar te puna jonë, kjo është e gjitha”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




