Hapet votimi në Eurovizion 2026, voto Alis (Kodi 05)!
Kulturë | 6 muaj më parë

Sapo është hapur zyrtarisht dritarja e votimit për Finalen e Madhe të Eurovizionit në Vjenë! Artisti ynë, Alis, ngjitet i pesti në skenë me këngën “Nân” dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në diasporë.
Rregullat kryesore:
- Koha: Votimi është i hapur që tani, gjatë gjithë performancave LIVE, dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit.
- Kufiri: Mund të votoni deri në 10 herë për person.
- Kush voton: Të gjitha shtetet pjesëmarrëse (përfshirë ato që nuk u kualifikuan) dhe mbarë bota.
Si të votoni:
- Me SMS (Diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë, etj.).
- Online (Mbretëria e Bashkuar, Australi dhe “Rest of the World”): Aksesoni faqen zyrtare www.esc.vote dhe përzgjidhni Shqipërinë.
Le ta çojmë Shqipërinë sa më lart sonte! Votoni 05
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




