“Një ndeshje shumë e dobët”. Gvozdenoviç nuk e fsheh zhgënjimin: Egnatia e meritoi

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenociç ka folur për “Super Gol” pas disfatës 0-4 të pësuar përballë Egnatias.

“Jemi të mërzitur, ishte një ndeshje shumë e dobët, nga minuta e 20-të deri në minutën e 95-të, Egnatia e meritoi fitoren, dua t’i uroj shumë suksese, sot ishte skuadra më e mirë në fushë”.

“E dini si e pësuam golin e parë, e pësuam në mënyrë aksidentale. Ishte top i gjatë për Grudën dhe ishin dy lojtarë me një. Ne ishim në rregull mbrapa, dy kundër një. Por pse nuk kemi reaguar pak më mirë, është tjetër gjë”.

“Rezultati është 0-4, çfarëdo të thoni keni të drejtë se rezultati tregon diçka tjetër. Kjo ishte situata. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër”.

“Dy ndeshjet e fundit? Të them të drejtën pas ndeshjes së sotme, është një situatë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi kurrë. Kemi dy ndeshje shumë të forta. Ndeshja e radhës është me Dinamom, fitoi Kupën dhe mposhti Vllazninë. Do të shikojmë dhe mendojmë çfarë mund të bëjmë më mirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme