Forumi Botëror Urban 2026 në Baku/Albana Koçiu, në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit Botëror Urban 2026, që po zhvillohet në Baku, nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Forumi përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme globale që bashkon liderë politikë, institucione ndërkombëtare dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi të ardhmen e qyteteve, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat e urbanizimit modern.
Gjatë punimeve të forumit, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja dhe ide mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe rezistente ndaj sfidave të së ardhmes, duke nxitur njëkohësisht bashkëpunimin dhe partneritetet ndërkombëtare në funksion të zhvillimit urban.
Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë aktivitet vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e dialogut dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit urban dhe politikave të qëndrueshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




