Ambasada amerikane nderon 13 punonjës shqiptarë që dolën në pension

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka nderuar 13 punonjës shqiptarë, të cilët dolën në pension pas më shumë se 25 vitesh shërbimi të përkushtuar.
Në një ceremoni të zhvilluar në prani të kolegëve të ambasadës dhe familjarëve të tyre, e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn u dhuroi punonjësve flamuj amerikanë si shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre gjatë dekadave të shërbimit.
Sipas njoftimit të ambasadës, Van Horn theksoi “kontributin e tyre në forcimin e partneritetit SHBA–Shqipëri dhe vlerat tona të përbashkëta”.
“Ne shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për përkushtimin e tyre dhe u urojmë çdo sukses në vitet në vijim”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



