I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari me demencë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses së Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, është bërë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.

I moshuari, me iniciale N.B., vuante nga probleme shëndetësore (demencë) dhe ishte larguar nga banesa e tij. Menjëherë pas njoftimit për humbjen e tij, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi në zonë.

Pas disa orësh kërkimesh, i moshuari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime serioze gjatë kohës që ka qëndruar i humbur.

Më pas, ai është dërguar drejt Spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kryesisht për shkak të lodhjes dhe qëndrimit për dy ditë jashtë banesës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme