Durrësi i lashtë zbulon thesaret e tij, libri “Kërkime Arkeologjike” nxit ruajtjen e historisë përballë zhvillimit urban
Në Durrës, shtresat e tokës ruajnë histori të lashta që vazhdojnë të zbulohen nga arkeologët. Libri “Kërkime Arkeologjike” përmbledh 16 artikuj shkencorë mbi periudha antike dhe mesjetare, duke vënë në pah vlerat historike dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.
“Libri që promovohet hedh dritë mbi aktivitetin shkencor që është bërë në Durrës pikërisht për këtë libër”, u shpreh Afrim Hoti, arkeolog dhe studiues.
Hoti thekson se ndërtimet e pakontrolluara rrezikojnë trashëgiminë, megjithëse ligji synon ta mbrojë atë.
Mesazhi kryesor i librit është ndërgjegjësimi për ruajtjen e historisë dhe identitetit të qytetit, duke përdorur materiale nga ekspedita dhe gërmime të viteve 1980–2000, brenda dhe jashtë kështjellës bizantine.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




