Milan, flet Modric: Jam gati, do të kthehem kundër Cagliarit

Futboll Bota | 5 muaj më parë

Luka Modriç është gati të rikthehet në fushë pas një frakture që do ta detyrojë të mbajë një maskë mbrojtëse për njëfarë kohe: “Ndihem mirë dhe po përmirësohem fizikisht. Jam rikthyer në stërvitje me ekipin dhe tashmë po mësohem me maskën. Jam gati të kthehem”, tha ai për Sportmediaset.

“Dua vërtet të kthehem të luaj. Është e vështirë jashtë sepse nuk mund t’i ndihmosh shokët e ekipit, si ajo që ndodhi kundër Genoas, për shembull. Natyrisht, Allegri do të vendosë, por unë jam i disponueshëm.”

Mbi sekretin e jetëgjatësisë së tij, duke pasur parasysh 40 vitet e kartës së tij të identitetit që, megjithatë, nuk janë të dukshme në fushë: “Ka shumë faktorë si të fjeturit mirë, të stërviturit mirë, t’i kushtosh vëmendje gjithçkaje, por gjëja më e rëndësishme është pasioni dhe dashuria ime për futbollin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme