Play-off NBA/ Knicks dominojnë Cavs në Cleveland dhe u afrohen edhe më shumë finaleve

Falë një tjetër performance të madhe, Neë York Knicks marrin fitoren e dhjetë radhazi në play-off në parketin e Cavaliers.
Skuadra e drejtuar nga Mike Brown iu imponua të zotëve të shtëpisë me shifrat 121-108 dhe u largua nga parketin me bindjen se është vetëm çështje kohe rikthimi në NBA Finals, të cilat mungojnë prej 1999-ës.
Sa i përket kronikës Knicks nisën mirë ndeshje me rezultatin e pjesshëm 9-1 ndërsa mbyllën periodën e parë në avantazh, 37-27. Për të treguar kontrollin që kishin në këtë ndeshje mjafton të nënvizohet fakti se kurrë Cavs nuk mundën që të dilnin në avantazh.
“Arkitektët” e këtij triumfi ishin Jalen Brunson (30 pikë), Bridges (22) dhe Anunoby (21). Kontribut i rëndësishëm nga stoli ishte ai një lojtari si Landry Shamet, i cili mbylli garën me 14 pikë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



