Vatikani nderon ambasadoren shqiptare Majlinda Frangaj, vlerëson kontributin në marrëdhëniet mes vendeve

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ambasadorja shqiptare në Selinë e Shenjtë, Majlinda Frangaj, është nderuar nga Vatikani me titullin “Dama e Kryqit të Madh të Urdhrit Piano”, një nga dekoratat më të larta civile që jep Selia e Shenjtë.

Urdhri Piano, i themeluar nga Papa Piu IX, konsiderohet ndër dekoratat më prestigjioze të Selisë së Shenjtë dhe u akordohet një numri të kufizuar figurash në diplomaci, kulturë, humanizëm dhe jetën publike ndërkombëtare.

Titulli “Kryqi i Madh” përfaqëson nivelin më të lartë të këtij vlerësimi civil.

Në dekretin zyrtar, ambasadores shqiptare i njihet edhe e drejta për të mbajtur simbolin zyrtar të Urdhrit, si shenjë e lidhjes së veçantë me Selinë e Shenjtë dhe e rolit të saj në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

Majlinda Frangaj shërben si ambasadore e Shqipërisë në Vatikan prej vitit 2023 dhe ky vlerësim konsiderohet si një tjetër moment domethënës në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme