Kampionatet e moshave/ Shkodra dhe Dinamo festojnë me trofetë, ngjiten në Abissnet Superiore

Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të kampionateve të Kategorisë së Parë për moshat U-17, U-16 dhe U-15. Në përfundim të tyre u organizuan edhe ceremonitë e dorëzimit të trofeve dhe medaljeve për skuadrat kampione.
Në Kategorinë e Parë U-17, sfida mes KF Shkodrës dhe Egnatias u mbyll në barazim 2-2. Me këtë rezultat, KF Shkodra e mbylli kampionatin në vendin e parë me 74 pikë, duke u shpallur kampione. Në fund të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, që iu dorëzuan skuadrës nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu.

Në Kategorinë e Parë U-16, KF Shkodra e mbylli kampionatin në vendin e parë me 73 pikë, duke siguruar titullin kampion. Pas përfundimit të sezonit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve, që iu dorëzuan skuadrës nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu.
Në Kategorinë e Parë U-15, Dinamo City fitoi 1-0 ndaj AF Elbasanit dhe e mbylli sezonin në vendin e parë me 71 pikë, duke u shpallur kampione. Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut për skuadrën kampione.
Me përfundimin e këtij sezoni, KF Shkodra U-17, KF Shkodra U-16 dhe Dinamo City U-15 kanë siguruar ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, ku do të garojnë mes skuadrave elitare të futbollit shqiptar për grupmoshat respektive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




